Lajme Shqip Saturday, 03 November 2012 15:13

Uashington – Kandidati republikan për president të SHBA-së Mit Romni po merr shkas nga rritja prej 0.1 për qind e papunësisë për të kritikuar rivalin e tij, presidentin Barak Obama, ndërsa kandidatët bëjnë fushatë në ditët e fundit para zgjedhjeve të së martës.

Ish-guvernatori i Masaçusetsit e quajti shifrën prej 7.9 për qind të papunësisë për tetorin si një “kujtesë për frenimin e ekonomisë”. Ai vuri në pah se kjo shifër është më e lartë sesa ajo 7.8 për qind e janarit 2009 kur presidenti Obama mori detyrën.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë president amerikan nuk është rizgjedhur nëse papunësia ka qenë më e lartë se 7.4 për qind.

Por presidenti Obama e vuri theksin tek ana pozitive e shifrave të papunësisë, duke u thënë përkrahësve në Ohajo sot se raporti tregonte se numri i vendeve të punës është rritur në tetor. (LajmeShqip.com)