Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 18:32

Shkup – Pushteti menjëherë pas zgjedhjeve vazhdoi me temp të përforcuar të zbatojë politikë për shpagim llogarish politike dhe eliminimin e kundërshtarëve. Kanë vlerësuar kështu në kumtesën e përbashkët partitë politike nga fronti opozitar, pas takimit të së martës në selinë e LSDM-së, të konvokuar me iniciativë të liderit të PIE, Fijat Canovski.

Përfaqësuesit e partive politike maqedonase nga Fronti opozitar në Maqedoni akuzojnë se qeveria e re e Nikolla Gruevskit vazhdon me parimin “kush nuk është me ne, duhet të shkatërrohet”.

Në kuadër të konfirmimit të këtillë, fronti opozitar e përmend arrestimin e kryetarit të Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski, ndërprerjen e punës së televizionit A1 dhe gazetave të përditshme “Vreme” “Shpic” dhe “Koha e Re”,  shembjen e objektit Kosmos, si dhe sipas tyre “keqpërdorimit politik të lustracionit”. Sipas frontit opozitar, e përbashkët për të gjitha rastet është se bëhet fjalë për  kritikues të shumicës qeveritare, e cila,  thuhet në kumtesë, “bën dëme të pakompensueshme ndaj proceseve demokratike të shpagimit të llogaritjes brutale me kundërshtarët politikë”.

“Më ashpër e kundërshtojmë shpagimin e llogaritjeve të këtilla politike nga ana e pushtetit dhe keqpërdorimin e institucioneve për  eliminim politik dhe kërkojmë që menjëherë të ndërpritet praktika e këtillë”, thekson fronti opozitar dhe paralajmëron se në të kundërtën  do të detyrohen t’i përdorin të gjitha mjetet  e disponueshme për luftën politike dhe demonstrimin e rezistencës qytetare, për të cilën përgjegjësia e plotë do të jetë e shumicës qeveritare. (LajmeShqip.com)