Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 10:31

Manila – Një turmë prej rreth 50 njerëzve e sulmuan karvanin e automjeteve të sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton gjatë vizitës në Manilë.

Sipas Mark Tonerit, zëdhënës i Departamentit të Shtetit automobili i parë i konvojit është goditur me vezë, tullumbace të mbushura me ngjyrë dhe me siguri edhe me gurë. Toner theksoi se nuk ka të lënduar dhe se nuk është goditur automobili në të cilin ishte Klintoni.