Lajme Shqip Friday, 17 February 2012 10:00

Luksemburg- Greqia duhet të zgjedhë ndërmjet reformave në planin ekonomik apo të dalë nga eurozona, deklaroi sot Luk Friden, ministër i Financave të Luksemburgut.

Friden theksoi se Athina duhet të pajtohet për monitorim më të fuqishëm ndaj financave nga ana e BE-së.

“Secili shtet vendos nëse do të jetë në unionin monetar apo jo. Nëse vendos të jetë në të, ajo duhet t’i respektojë kushtet”, deklaroi ministri i Luksemburgut. Të hënën e dha deklatarën e njëjtë edhe në Uashington.

“Unioni monetar nuk parashikon të përjashtohet një vend-anëtar. Nëse shteti-anëtar thotë: nuk duam t’i bëjmë këto reforma dhe kthehemi ndaj valutës nacionale, atëherë shteti vet zgjedh të dalë. Përgjegjësia e popullit grek është që vetë të vendosë nëse dëshiron të mbetet në eurozonë”, theksoi Luk Friden.

“Nëse dëshiron të mbetet në eurozonë duhet t’i përmbushë ato kushte”, theksoi ai.

“Nuk mund të pranojmë dikush i cili thotë: Ne jemi në eurozonë, por nuk do t’i respektojmë rregullat”, plotësoi Friden. (LajmeShqip.com)