Lajme Shqip Sunday, 27 March 2011 16:11

Romë – Shefi i diplomacisë italiane Franko Fratini prezantoi sot propozim për zgjidhjen e krizës libiane, ku qëndron varianti që Moamer Gadafi të jetë në ekzil.

“Evropa dhe KB-ja janë unikë në qëndrimin se Gadafi nuk mund të jetë partner legjitim dhe nuk mund të shqyrtohet zgjidhja, me të cilën ai do të mbetet në pushtet”, thotë Fratini për gazetën ditore italiane Republika.

Nëse dëbohet Gadafi, gjendja do të jetë më ndryshe, do të ketë mundësi tjera. Ka njerëz në regjimin e tij, të cilët punojnë në variant të tillë, deklaroi ai dhe premtoi se do ta prezantojë planin të martën në Londër në takimin e kontakt-grupit politik për Libinë.

Fratini thotë se mendon nëse mund të arrihet deri te propozimi italiano-gjerman për këtë çështje. Sipas tij, projekti parashikon ndërprerjen e zjarrit, të garantuar nga KB-ja, konsultime të gjera me përfaqësues libianë dhe korridor humanitar, për të cilin veçmë po punohet me Qeverinë turke.