Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 12:23

Paris- Policia e Francës ka ndërmarrë një seri të re të bastisjeve të të dyshuarve islamikë, ndërsa raportohet për së, paku 10 të arrestuar. Zyrtarët thanë se ndërhyrjet e sotme ndodhën kryesisht në jug dhe juglindje të Francës, përfshirë edhe qytetin port Marsejë dhe vendin Rubeks afër kufirit me Belgjikën.

Tridhjetë vetë, të arrestuar në bastisjet e ngjashme gjatë javës së kaluar, mbrëmë janë akuzuar për vepra terroriste.

Kjo goditje kundër islamistëve radikalë në Francë po bëhet pas vrasjeve që i ka bërë personi Muhamed Merah në rajonin e Tuluzit dhe Montobanit. Merah është vrarë nga policia më 22 mars, pas sulmeve në të cilat ai konsiderohet i dyshuar për vrasje të shtatë njerëzve, përfshirë edhe fëmijë hebrenjtë. (LajmeShqip.com)