Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 12:03

Tuluz- Herët në mëngjes njësitë speciale franceze e zbuluan në shtëpi në Tuluz francezin 24-vjeçar, i cili është prezantuar si anëtarë i Al Kaedës dhe i cili është i dyshuari kryesor për shtatë vrasjet në rajonin e Tuluzit në dhjetë ditët e fundit.

Personi i dyshuar për vrasjen e tre ushtarëve francezë dhe katër hebrenjëve, përfshirë tre fëmijë, në pjesën jugperëndimore të Francës, i ka thënë policisë se synon të dorëzohet sot më vonë gjatë ditës. Ministri i brendshëm, tha se tre policë ishin plagosur gjatë të shtënave me të dyshuarin sot herët në mëngjes.

Ministri tha se i dyshuari 24 vjeçar, me shtetësi franceze, ka pretenduar se ka lidhje me Al-Kaedën, se dëshironte hakamarrje për fëmijët palestinezë dhe se ka dëshirë ta ndëshkojë ushtrinë franceze për shkak të intervenimeve të saj të jashtme.

Ministri ka theksuar se ky njeri u ishte i njohur autoriteteve se kishte kaluar kohë në Pakistan dhe Afganistan.

I dyshuari kryesor për vrasjen në Francën jugperëndimore është zbuluar në shkallë të madhe falë faktit se inspektorët arritën ta konfirmojnë IP (aj-pi) adresën e kompjuterit të vëllait të tij, deklaruan disa burime të afërta të hetimit.

Është studiuar versioni, sipas të cilit viktima e parë e vrasësit – pjesëtari 30 vjeçar i njësisë së parashutistëve Imad ibën Ziaten, kishte  të caktuar takim me të, pasi ka dhënë shpallje në internet që të shitet motoçikleta. I veshur me veshje civile, Ibën Ziaten është gjuajtur më 11 mars në Tuluz afër motoçikletës. Sipas pjesëmarrësve në hetim, vrasësi e ka shfrytëzuar kompjuterin për të caktuar takim me viktimën.

Kur kanë kuptuar se vrasësi nget motoçikletë  TMax 530, inspektorët e kanë marrë në pyetje dilerin lokal të “Jamaha”-s. Kanë kuptuar se disa ditë pas vrasjes, dikush ka ardhur që të pyesë se si ta shkyç çipin elektronik, i cili transmeton sinjal për ndjekjen e mjetit transportues gjatë vjedhjes. Ai në të kaluarën ishte i burgosur për veprime kriminale në Kandahar – pikëmbështetje e talebanëve në Afganistan, deklaroi një burim i afërt i hetimit.