Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 19:42

Paris – Shkrimtarja dhe gazetarja franceze Tristan Banon, e cila pohon se në vitin 2002 ka qenë viktimë e sulmit seksual nga ana e Dominik Stros Kanit, do ta padisë ish-shefin e FMN-së.

“Klientja Tristan Banon ka parashtruar akuzë për tentim për dhunim kundër Dominik Stros Kan. Do t’i parashtroj dokumentet deri te prokuroria nesër, më 5 korrik”, deklaroi avokati David Kubi në intervistë për mediat franceze.