Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 10:14

Paris-Ish kryeministri francez dhe politikani konservator Dominique de Villepin ka njoftuar se do të kandidojë për president në zgjedhjet e 2012-ës. Rivali i hershëm i presidentit aktual Nikola Sarkozi e bëri njoftimin e tij përmes televizionit francez.

Sondazhet e fundit të opinionit publik sygjerojnë se de Villepin do të ketë pak shanse të fitojë zgjedhjet dhe se 58 vjeçari de Villepin mund të marrë vetëm 1 ose 2 % të votave por korrespondentët thonë se ai mund të thithë megjithatë vota të rëndësishme për Sarkozi në raundin e parë.  

Veç kësaj ish kryeministri dyshohet të jetë i përfshirë në një hetim për korrupsion, pasi akuzohet se ka ushtruar presion ndaj një biznesmeni për të mos i dhënë policisë informacione që mund të implikonin një prej miqve të tij.

Por de Villepin thotë se do të jetë një kandidat mbi partitë politike. Së fundi ai ka ngritur një lëvizje politike të quajtur Republika e Bashkuar që ka dhe anëtarë të UMP-së së presidentit Sarkozi.

“Unë dua të bashkoj të gjithë francezët, të së djathtës, të qendrës dhe të së majtës”-deklaroi ai pak ditë më parë për një television francez.

Vetë kreu i Elizeut, Sarkozi nuk ka shpallur ende zyrtarisht kandidaturën për një mandat të dytë, ndërkohë opozita socialiste franceze ka zgjedhur tashmë Fransua Hollande si kandidatin e tyre për president. (LajmeShqip.com)