Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 10:40

Paris – Ministri francez i Financave, Fransoa Baroen deklaroi se agjencia për vlerësimin e rejtingut kreditor “Standard end Purs” duhet të ndëshkohet, pasi dërgoi mesazh të gabuar elektronik në të cilin theksohet se rejtingu më i lartë i Francës është zvogëluar.

“Kjo me të vërtetë na shkakton dëm të papranueshëm dhe nuk mund të keni përgjegjësi të fuqishme ekonomike nëse kur ndodhin gabime mbeten sanksionet e përshtatura me pasojat e tyre reale”, theksoi Baroen.

Administrata franceze për tregje financiare (AMF) kumtoi se më 10 nëntor se ka ngritur hetim me iniciativën e Baroenit disa orë pasi agjencia kreditore ka dërguar mesazh elektronik për zvogëlimin e rejtingut më të lartë AAA të Francës. Mesazhi çoi deri te turbulencat rreth përhapjes së krizës debitore në eurozonë. Agjencia më 11 nëntor kumtoi se rejtingu i Francës është ulur gabimisht, kur mesazhi elektronik automatik është dërguar, pasi një Internet faqe e vjetër për bankat franceze është ndryshuar.