Paris- Ministri francez i Punëve të Jashtme Alan Zhipe dhe sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton në bisedën e mbrëmshme telefonike u dakorduan bashkë me partnerët e tyre të punojnë në krijimin e korridoreve humanitare në Siri.
Zëdhënësi i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme Bernar Valero theksoi se dy ministrat kanë shprehur shqetësim nga “përkeqësimi i situatës humanitare në Siri, veçanërisht në qytetin Homs, i cili është nën rrethojën e forcave të regjimit”.
Zhipe për herë të parë e përmendi idenë për korridore humanitare pas takimit me liderin e Këshillit kombëtar sirian opozitar Burham Galiun.