Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 15:45

Ministrat britanikë dhe ata francezë do të takohen sot për të diskutuar për krizën e emigrantëve në portin e Calais. Marrëveshja parasheh që të përmirësojë sigurinë pas një verë të trazuar me emigrantë duke tentuar të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Së paku 9 persona kanë vdekur duke tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht. Kurse 2.000 të tjerët kanë bërë përpjekje të kalojnë dhe të thejnë terminalin në dy net të njëpasnjëshme, shkruan Euronews