Lajme Shqip Wednesday, 01 February 2012 09:00

Beograd- Pas pranimit të Kroacisë në BE duhet të mbahet përkrahja për integrimin e të gjitha vendeve nga rajoni në BE, pasi eurointegrimet janë faktor kyç për motivim për reformat.

Ky është konkludimi nga mbledhja e sotme joformale të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të përfshira në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore në Beograd, ku merr pjesë edhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Në forum me të cilin kryeson ministri serb i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç, pjesëmarrësit i shqyrtuan situatat aktuale në rajon dhe përparimin në eurointegrimet. Theks i posaçëm është vendosur në luftën kundër krimit të organizuar, i cili vlerësohet si kërcënim i vazhdueshëm për përparimin e rajonit.

Ministri Poposki në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e angazhimeve të Kroacisë, e cila pas qasjes në BE do të bëhet anëtarja e 28-të në Union që ta përkrah eurointegrimin e vendeve tjera nga rajoni, por edhe përkrahja e vendeve tjera, të cilat janë pjesë e kësaj familje evropiane.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë në margjinat e mbledhjes së PBEJL-së do të ketë takime bilaterale me kolegët e tij nga Turqia dhe Kroacia, Ahmet Davutollu dhe Vesna Pusiq, me nikoqirin, ministrin serb të Punëve të Jashtme Jeremiq, si dhe me shefin e diplomacisë greke, Stavros Dhimas.

Ndryshe, në takimin e 12 vendeve anëtare, gjashtë marrin pjesë në nivel të ministrave të punëve të jashtme. Në mbledhjen janë të pranishëm  edhe përfaqësuesi i kryesimit danez me Unionin, të OSBE-së dhe të Këshillit rajonal për bashkëpunim.

Delegacioni grek, të cilin e udhëheq Dhimas, dje në mbledhjen në nivel të drejtorëve politikë, njoftoi se takimi që paradokohe e ka pasur zëvendëskryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi me kolegun e saj grek Teodoros Pangallos ka qenë pozitive dhe se ajo ka kontribuar për përmirësimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Serbia do ta përfundojë kryesimin me PBEJL-së në qershor me samitin e shefave të shteteve dhe qeverive në qershor në Beograd, pas çka kryesimin njëvjeçar me Procesin e ndërmerr Maqedonia. (LajmeShqip.com)