Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 17:00

Uashington- Kundrejt krizës së madhe në të cilët gjendet, Bashkimi Evropian edhe më tej dëshiron t’i pranojë në anëtarësim vendet e Ballkanit me qëllim që të tregojë se edhe më tej është atraktiv për dikë, përderisa shtetet ballkanike shpresojnë se me anëtarësimin do të marrin diçka nga pasuria dhe stabiliteti që i ofron BE-ja, vlerëson javorja amerikane “Foreign Policy”.

Gazeta konsideron se problemi kryesor i BE-së është ajo se në të më nuk kanë besim as banorët e vendeve-anëtare të saj, të cilët gjithnjë e më pak veten e identifikojnë me Unionin.

Kështu, javorja i thekson rezultatet e një hulumtimi të Eurobarometrit të cilat tregojnë se vetëm 49 për qind të banorëve të vendeve nga BE-ja konsiderojnë se anëtarësimi në Union është “punë e mirë”, ndërsa vetëm 42 për qind nga të anketuarit kanë besim në institucionet evropiane.

Sipas “Foreign Policy”, vendimet kryesore në nivel të BE-së më nuk merren në Bruksel, por në Berlin, ndërsa problem shtesë është edhe ajo se Unioni nuk ka politikë të vetme të jashtme. Në lidhje me gjendjen ekonomike në BE gazeta vlerëson se ideja për union monetar evropian ka përjetuar debakël, duke theksuar se është e pamundur mbijetesa e unionit të suksesshëm monetar pa union politik dhe fiskal.

Mospajtimet me siguri do të përfundojnë me veçimin e Greqisë nga eurozona, diçka që Gjermani me siguri e dëshiron, thekson “Forin Polisi”, duke vlerësuar se në të ardhmen BE-ja me siguri do të lëvizë në drejtim të centralizimit dhe marrjes së të drejtave të vendeve-anëtare. (LajmeShqip.com)