Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 13:35

Damask – Forcat siriane të sigurisë hapën zjarr ndaj qindra demonstruesve në qytetin jugor Dera, të cilët brohorisnin parulla kundër gjendjes së jashtëzakonshme.

Demonstruesit janë mbledhur në kryeqytet dhe brohoritën “Duam dinjitet dhe liri!” dhe “Jo – gjendjes së jashtëzakonshme!”

Nënpresidenti sirian faruk ash Shaara deklaroi sot se për dy ditë presidenti Bashar Asad do të publikojë vendime të rëndësishme, të cilat “do t’i pëlqejnë popullit sirian”. Ash Shaara këtë e deklaroi për televizionin e partisë libaneze Hezbollah.

Supozohet se një prej vendimeve të rëndësishme, të cilat do t’i miratojë presidenti sirian, është për shfuqizimin e ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, të miratuar në vitin 1963.