Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 11:30

Damask – Të paktën 40 civilë, mes të cilëve edhe shtatë fëmijë, janë vrarë në përleshjet me forcat siriane të sigurisë dje në Damask dhe Homs, kumtoi sot Organizata siriane për monitorim të respektimit të të drejtave të njeriut, me seli në Londër.

Në kumtesën e Organizatës thuhet se 12 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë mes dhjetë dhe 12 vjeçarë janë vrarë në Homs, ndërsa një djalosh 14 vjeçar është vrarë në fshatin Akrab në rajonin Homs, ku opozita e akuzon regjimin e presidentit Bashar Al Asad për planifikim të masakrës.

Organizata siriane kumton se pesë civilë janë vrarë në qytetin Homs, i cili paraqet pikë kyçe të rezistencës kundër regjimit të Asadit.

Në Duma, Sakba, Kafarbatni, Hamuri dhe Dmeir në provincën Damask janë vrarë 18 civilë, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut njoftojnë se provinca jugore Dara, djep i trazirave kundër Asadit, i cili shpërtheu në mars, është vrarë edhe një grua dhe një vajzë.

Në qytetin Maaret Numan, në afërsi të kufirit me Turqinë në provincën veriore Indib janë vrarë dy civilë, prej të cilëve njëri është një djalosh 15-vjeçar.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara të paktën katër mijë civilë janë vrarë në Siri në nëntë muajt e kaluar.

Asad para tre ditëve në intervistë për rrjetin televiziv amerikan Ej-Bi-Si mohoi se ka dhënë urdhër për vrasjen e demonstrueseve, duke theksuar se atë mund bëj vetëm një i çmendur.