Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 21:30

Damask – Forcat siriane të sigurisë sot kanë vrarë të paktën 11 civilë, midis të cilëve edhe një fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Televizioni shtetëror kumtoi se tre pjesëtarë të forcave të sigurisë humbën jetën gjatë sulmit bombardues në qytetin Hama.

Mijëra njerëz morën pjesë sot në protestat të cilat u mbajtën nëpër shumë qytete siriane, me kërkesën për dorëheqjen e presidentit Bashar al Asad pavarësisht pranisë së madhe të policisë dhe ushtrisë nëpër rrugët e qytetit.

Forcat e sigurisë kanë vrarë 2 demonstrues në Homs, 5 në Dera, ndërsa 3 e humbën jetën në Damask dhe një në Hama.

Dhuna e ditës së sotme ndodhi vetëm një ditë para skadimit të ultimatumit të ri të Ligës Arabe, me të cilin Sirisë i kërcënohen sanksione ekonomike përderisa nuk ndërpriten represionet.