Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 11:47

Tunizi – Forcat lojale të liderit libian Moamer Gadafit kanë kryer sulm me armë artilerie ndaj qytetin tunizian Dehiba, në afërsi të kufirit me Libinë, deklaruan banorët lokalë.

“Të shtëna intensive ka në qendrën e qytetit Dehiba. Sulmet filluan para dy orëve. Njerëzit nuk mund të dalin jashtë”, deklaroi një nga banorët e qytetit.

Sipas tij beteja filloi, pasi forcat e Gadafit i sulmuan kryengritësit, të cilët ishin të shpërndarë në Dehiba. Ai shtoi se luftimet bëhen midis armatës tuniziane dhe forcave të Gadafit.

Sipas dëshmitarëve të tjerë okularë një grua në Dehiba është vrarë në këto sulme.