Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 13:50

Bruksel – Shefi i Fondit evropian për stabilitet financiar, Klaus Regling i bëri thirrje sot Italisë që të reagojë shpejtë me qëllim që t’i bind tregjet në stabilitetin e tij financiar dhe politik dhe shtoi se Fondi është i gatshëm që menjëherë ta ndihmojë vendin, përderisa ai atë e kërkon nga ai.

“Italia nuk ka shumë kohë në dispozicion që t’i bind tregjet. Një vendi të tillë i nevojitet një qeveri sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi Regling në intervistë për gazetën gjermane “Zidojçe cajtung”.

Italia gjendet në një vakum politik, menjëherë pasi kryeministri Silvio Berluskoni në fillim të javës lajmëroi se do të japë dorëheqjen për shkak të përkeqësimit të krizës debitore e cila po përhapet në Evropë.

Parlamenti italian do të debatojë sot për pakon e re masa për kursim, e cila duhej ta ndërpresë falimentimin e kësaj ekonomie sipas madhësisë në suaza të eurozonës. Për shkak të shqetësimit të tregjeve në lidhje me debinë italiane prej pothuajse 1,9 bilionë euro, shpenzimet në angazhim të vendit këtë javë u rritën në  shtatë për qind, shqetësuese, edhe pse dje u zvogëluan në 6,9 për qind.