Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 12:18

Fukushima – Vazhdon beteja e inxhinierëve japonezë në centralin bërthamor të Fukushimës për të vendosur kontrollin e plotë mbi gjithë kompleksin, i cili pësoi nga tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë më 11 mars.
Aktualisht po punohet për funksionalizimin e sistemit ftohës të reaktorit të tretë.

Gjatë ditës së djeshme zyrtarët japinezë tërhoqën vëmendjen se uji i rubinetit në Tokio ka nivele të shtuara radioaktiviteti, dyfishi i sasisë së lejuar për fëmijët. Rrezatimi nga centrali i Fukushimës ka ndikuar dhe tek qumështi dhe 11 lloje zarzavatesh.

Ruisa ka ndaluar importin e ushqimeve nga katër rajone të Japonisë për shkak të shqetësimeve në rritje mbi radioaktivitetin. Edhe Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë pezulluar importin e bulmetrave nga disa rajone të Japonisë. Hong Kongu ka kërkuar nga Tokio të shtojë kontrollin mbi mishin, vezët dhe frutat e detit. Kanadaja për momentin vetëm do të shtojë masat e mbikqyrjes mbi mallrat japoneze, por nuk do t’i ndalojë ato.