Lajme Shqip Friday, 01 April 2011 08:20

Athinë – Greqia do ta kthejë borxhin, deklaroi zëdhënësi i Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), , një ditë pasi agjencia ndërkombëtare “Standart end Purs” e zvogëloi rejtingun kreditor të vendit për dy pikë të indeksit.

Atkinson refuzoi ta komentojë vlerësimin e “Standart end Purs”, por theksoi se Greqia ka përparim në programin qeveritar për rikuperimin buxhetor.

“Ta nea” sot e publikoi raportin e Institutit grek për hulumtime ekonomike IOVE, në të cilin alarmohet se në Greqi do të vazhdojë të bie shkalla e papunësisë edhe krahas shenjave të dobëta të vërejtura të rritjes ekonomike, dobësim të recesionit dhe ulje e inflacionit.

Analistët nga Instituti prognozojnë se shkalla e papunësisë këtë vit do të rritet në 15.5 për qind, ndërsa inflacioni do të lëvizë në tre për qindëshin e parashikuar.