Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 09:31

Helsinki – Qendrat e votimit në Finlandë janë hapur sot në mëngjes për zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në këtë vend. Hulumtimet e opinionit e vendosin Këshillin Kombëtar, pjesë e koalicionit aktual qeverisës, përpara partive me një dallim të vogël në përqindje.

Partia e “Finlandezëve të Vërtetë” e cila e kundërshton monedhën e përbashkët evropiane, euro si dhe planet e shpëtimit të BE-së për vendet e tjera pritet të arrijë rezultat të kënaqshëm pas këtyre zgjedhjeve.

Përkrahja për këtë parti populiste pothuajse është katërfishuar që prej zgjedhjeve të vitit 2007.

 

Analistët thonë se shumë finlandez kanë humbur magjepsjen që e kanë përjetuar deri më tash me tri partitë të cilat për dekada e kanë udhëhequr vendin pasi votuesit konsiderojnë që ato e kanë humbur afërsinë e dikurshme me popullin.