Lajme Shqip Sunday, 05 February 2012 19:00

Helsinki -Qytetarët finlandezë sot dolën në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat duhet të përcaktohen ndërmjet konservatorit Sauli Ninisto dhe kandidatit të të Gjelbërve, Peka Havisto.

Ninisto, ish-ministër i Financave, në rrethin e parë të votimit para dy javëve fitoi 37 për qind të votave, përderisa kundërkandidati i tij Havisto e fitoi mbështetjen e 18,8 për qind të votuesve.

Vendet zgjedhore janë hapur në temperatura të cilat në Helsinki zbritën në minus 30 gradë, por edhe përkundër të ftohtit, analistët janë optimistë kur bëhet fjalë për daljen e votuesve. Në rrethin e parë të votimit jehona ishte 73 për qind.

Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, me to do të përfundojë periudha prej 30 viteve, gjatë të cilave socialdemokratët ishin në funksion të shefit të shtetit.

Presidentja e populalrizuar, Tarja Hallonen do të largohet nga ky funksion, në të cilin kaloi dy mandate me radhë, që është maksimumi që lejohet në Finlandë.

Sipas anketave më të reja, Ninisto ka 62 për qind të mbështetjes, ndërsa Havisto 38 prë qind. (LajmeShqip.com)