Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 15:00

Uashington- Franca dhe Gjermania dakorduan plan të ri për ndihmë të Greqisë, publikoi gazeta britanike “Fajnenshëll tajms”.

Plani parasheh një pjesë të ndihmës së re të ndarë për Greqinë që të vendoset në llogari të veçantë dhe këto mjete të dedikohen për dërgesë të debisë greke.

Gazeta i referohet një përfaqësuesi francez. Plani francez-gjerman për Greqinë ka mbështetje nga Komisionit Evropian dhe nga disa vende të eurozonës.

Ata, të cilët e mbështesin planin konsiderojnë se ky është kompromis i mirë  që do të mundësojë që të shmanget insolventa e Greqisë dhe njëkohësisht t’i mundësojë vendit që ta mbajë sovranitetin në sferën buxhetore.

Greqia po zhvillon negociata të vështira për dy çështje. Nga njëra anë kryeministri Lukas Papadhimos dhe partitë, të cilat kanë hyrë në qeverinë e koalicionit të bashkimit kombëtar, bëjnë përpjekje që t’i bindin forcat tjera politike greke që të japin dritë të gjelbër për reformat të cilat i kërkojnë BE-ja dhe FMN-ja.

Nga ana tjetër Athina po vazhdon që të negociojë me kreditorët privat për kushtet për shlyerjen e një pjese të debisë shtetërore të vendit. Përderisa negociatat nuk kanë sukses, Greqisë nuk do t’i miratohet plani i ri për ndihmë ndërkombëtare të vendit. (LajmeShqip.com)