Lajme Shqip Thursday, 20 September 2012 16:44

SHBA – Protestat kundër përshkrimit të profetit Muhamed vazhdojnë me demonstruesit që kundërshtojnë si filmin anti-islamik të realizuar në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe karikaturat e publikuara në një revistë satirike franceze.
 
Policia u përlesh me protestuesit në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ku një turmë prej rreth një mijë studentësh u përpoqën të arrinin në zonën e ambasadave dhe zyrat qeveritare.
 
Qindra njerëz marshuan gjithashtu në kryeqytetin afgan, duke hedhur parrulla anti-amerikane gjatë protestave paqësore.
 
Në Iran, studentët bërtisnin “vdekje Francës” si dhe Shteteve të Bashkuara ndërsa protestuan pranë ambasadës francize në Teheran.
 
Revista javore franceze Charlie Hebdo publikoi disa imazhe të Muhammadit dje ku përfshihen disa karikatura lakuriq.
 
Në përgjigje të veprimeve të revistës, qeveria francize njoftoi mbylljen e ambasadave të saj në 20 vende të premte si masë paraprake. (LajmeShqip.com)