Lajme Shqip Sunday, 06 January 2013 15:48

SHBA – Jeta e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton do të bëhet motivi i një skenari filmi.

Filmi do të mbajë emrin ‘Rodham’ dhe sipas skenarit të përfunduar tashmë, jeta e Hillaryt do të tregohet që nga momenti kur u bë zonja e parë e SHBA-ve, në kohën kur bashkëshorti i saj Bill Clinton u bë President, sic shkruan Politico.

Në film fokusohet “lufta” mes të ambicieve të 65-vjecares si politikane dhe lidhjes me bashkëshortin Billin. Ende nuk dihet kush është aktorja që do t’i besohet roli i sekretares Clinton. 

Hillary Clinton javën më parë u shtrua në një spital në New York për shkak të një tromboze gjaku afër trurit. Pas trajtimit të suksesshëm, ajo ka lënë spitalin dhe pritet t’i rikthehet punës javën e ardhshme.(LajmeShqip.com)