Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 10:00

Bruksel – Shefat e shteteve ose të qeverive anëtare të BE-së do të mblidhen sot në Bruksel në një takim dyditor të Këshillit Evropian.

Temë kryesore e Samitit, i cili fillon në orët e mëngjesit, do të jetë koordinimi i politikës ekonomike dhe financiare të BE-së dhe krizën debitore në eurozonë.

Sonte liderët e BE-së do të mbajnë darkë pune në të cilën do të flitet për ndarjen e statusit të kandidates të Serbisë dhe zgjerimin e Zonës së Shengenit.

Samiti fillon nesër për kur parashihet liderët e BE-së ta nënshkruajnë Marrëveshjen për stabilitet, koordinim dhe menaxhim të Unionit ekonomik dhe monetar, e njohur si “Pakti fiskal”.

Nesër gjatë takimit shefat e shteteve ose qeverive anëtare të BE-së do të bisedojnë edhe për gjendjen në Siri, për ngjarjet në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore për të a.q. “pranverë arabe”, për partneritetin me fqinjët jugor të BE-së, si dhe për samitet e ardhshme G8 dhe G20 dhe për konferencën e KB-së “Rio + 20”, që do të mbahet prej 20 deri më 22 qershor.