Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 10:40

Seul – Koreja e Jugut dhe SHBA-ja filluan sot stërvitje të madhe ushtarake, deklaroi një përfaqësues i Qeverisë jugkoreane.

Zëdhënësi i shtabit të përbashkët informoi se ka filluar stërvitje të madhe ushtarake, e cila mbahet çdo vit, duke mos dhënë detaje të tjera.

Përfaqësuesit zyrtarë jugkoreanë dhe amerikanë paraprakisht paralajmëruan se stërvitja ushtarake 12-ditëshe do të ketë karakter defansiv, ndersa mediat verikoreane njoftuan se për shkak të kësaj stërvitje rritet druajtja e Phenianit se në Gadishullin korean mundet sërish të shpërthejë luftë.

Lideri verikorean Kim Xhong-un u kanos se nëse provokohet do të kryejë goditje të fuqishme hakmarrëse mbi Korenë e Jugut, njoftuan mediat koreane dje, një ditë para fillimit të stërvitjeve vjetore midis Seulit dhe Uashingtonit.

Mediat verikoreane njoftuan se ky është urdhër, të cilin Kim si komandant suprem i ushtrisë verikoreane, e ka dhënë gjatë vizitës së njësiteve ushtarake, duke e përfshirë edhe aradhen, e cila në vitin 2010 e bombardoi ishullin jugkorean Jeongpjeong, kur humbën jetën katër verikorean.