Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 06:10

Bruksel – NATO prej sot zyrtarisht e ndërmori kontrollin e plotë mbi operacionin ndërkombëtar në Libi, i quajtur “Mbrojtësi i bashkuar”.

Përfaqësuesë të Aleancës që nga dita djeshme me etapa filluan t’i ndërrojnë amerikanët në pozitat komanduese të operacionit dhe ta ndërmarrin përgjegjësinë për sulmet me bomba mbi forcat lojale të liderit libian, Moamer Gadafi.

Deri më tani me operacionin udhëhiqte një koalicion multinacional, i kryesuar nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe.

Sipas analistëve ushtarakë, para NATO-s është sfida të tregojë se midis anëtareve të saj ekziston harmoni dhe bashkim, nëse nuk dëshiron të ngecë në rërën libiane.