Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 08:08

Havana – Në një artikull të botuar sot në mediat e shtypura kubaneze, Fidel Kastro konfirmoi se heq dorë nga udhëheqësia e Partisë Komuniste të Kubës. Ka kërkuar që ta braktisë edhe Komitetin Qendror të partisë.

“Raul e dinte se nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi në parti”, thekson ai në tekstin e publikuar në sajtin Cubadebate.cu duke e sqaruar mungesën nga KQ i partisë, i zgjedhur në kongres.

Rezultatet nga votimi dhe hollësi për masat e miratuara do të prezantohen sot në ditën e fundit të punës së kongresit.  Kastro ia lëshoi udhëheqësinë partiake vëllait të tij Raul, të cilit ia dorëzoi edhe funksionin e presidentit në vitin 2006 për shkak të problemeve shëndetësore.