Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 10:58

Nju-Jork- Agjencia ndërkombëtare për rejting “Fiç” publikoi se bankat amerikane mund të jenë seriozisht të goditura nga përhapja eventuale e krizës debitore veropiane.

Paralajmërimi shkakton rënie të bursave.Sipas “Fiç” bankat amerikane munden të përballojnë sulm të rëndë përderisa kriza debitore në Evropë vazhdon të përhapet, duke i prekur edhe vendet tjera përveç Greqisë, Irlandës, Italisë, Portugalisë dhe Spanjës.

Agjencia thekson se tani për tani rreziqet për bankat amerikane janë të “kontrolluara”, por se investitorët  reagojnë shpejt madje edhe në informacione të vogla negative për ndikimin e mundshëm të problemeve debitore në Evropë ndaj pjesës tjetër të sistemit financiar global.

Indekset në SHBA lëvizën mes rritjes së lehtë dhe zvogëlimit,  para se “Fiç” ta parashtrojë paralajmërim. Indeksi industrial Dau Xhons ditën e përfundoi në 11.905,59 pikë, me rënie prej 190,57 pikëve ose 1,6 për qind. Indeksi Standard end Purs 500 u zvogëlua për 20,89 pikë ose 1,7 për qind në 1.236,92 pikë. Indeksi i kompanive të larta teknologjike “Nasdak” u zvëgëlua për 46,59 pikë ose 1,7 për qind në 2.639,61 pikë.