Lajme Shqip Wednesday, 15 August 2012 10:30

ROME – Autoritetet policore italiane thanë se kanë zbuluar një fermë ilegale të marijuanës në një tunel, të cilin diktatori i dikurshëm Benito Musolini dëshironte ta fuste në kuadër të sistemit të metrosë së Romës.

Policia italiane bëri të ditur se pjesëtarët e saj kanë gjetur fermën kur kanë vërejtur një erë të dyshimtë në afërsi të një tuneli të papërdorur në Romë.

Me të hyrë në tunel, policët gjetën kërpudha që po kultivoheshin në këtë vend, ndërsa prapa një muri fals gjetën bimë të marijuanës.

Sipas policisë, ishin diku 340 kilogramë marijuanë që mund të ndaheshin në 340 mijë doza. Më pas u arrestua dhe pronari i fermës së kërpudhave.(LajmeShqip.com)