Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 10:50

Washington – Zyra federale amerikane për zbulime (FBI) i mëson agjentët e saj se islami është religjion i dhunës.

Ministri i Drejtësisë dhe kryeprokuror i SHBA-së, Erik Holder në fjalimin në Senat shprehu bindjen se prezantimi i islamit si religjion, i cili zakonisht lidhet me dhunën, është nxjerrë nga programi përgatitor për punësim në FBI.

“Këto kualifikime gjithashtu mund të kenë pasoja negative për aftësinë tonë për komunikim efikas me myslimanët amerikanë”, shtoi ai.

Agjentët e FBI-së gjithashtu kanë mësuar se myslimani mesatar amerikan ka tendenca të jetë simpatizant i terroristëve.

Ekzistimi i këtij programi ishte zbuluar në shtator nga revista “Vajrd”, e cila citonte ekspertin për luftë kundër terrorizmit, William Gotorp, i cili tha se vetë islami e jo Al Kaeda, paraqet kanosje.

“Përmbajtja e këtij trajnimi është redaktuar me qëllim që të japim garanci se më nuk do të ketë dezinformata të këtilla”, deklaroi Hollder para Senatit dhe shtoi se eksperti i cituar nuk punon më për FBI-në.