Lajme Shqip Wednesday, 12 June 2013 23:33

Ankara – Zëvendëskryetari i partisë në pushtet në Turqi, Huseyin Celik, nuk e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një referendumi në lidhje me planin kontravers për zhvillimin e Parkut Gezi në Stamboll.

Ai ka thënë se shpreson që njerëzit do të sqarojnë me “ide vullnetmira” atë që kërkojnë, mirëpo ka paralajmëruar:

“Ata të cilët vazhdojnë të provokojnë dhe mendojnë se do të mbeten në park, do të përballen me policinë”.

Celik ka thënë se referendumi është një formë demokratike që përkrahet nga partia e kryeministrit Erdogan, raporton BBC. Kjo është hera e parë që një zyrtar i partisë së Erdoganit, flet për referendum.

Ndërkohë protestat në Turqi kanë vazhduar edhe më tutje. Mediat atje raportojnë se kryeministri Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një takim me ministrin e brendshëm dhe ka dhënë urdhër që protestat në Parkun Gezi të përfundojnë brenda 24 orëve.