Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 09:59

Kajro – Fatah dhe Hamas u dakorduan për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë, të cilët janë arrestuar nga dy grupet palestineze. Kjo çështja ishte pjesë e negociatave për pajtim.

Të dy palët vendosën hapje graduale të zyrave të mbyllura pas përçarjes në vitin 2006. Konsultimet e ardhshme janë caktuar për në fillim të muajit shtator.

Në to do të bisedohet për formimin e qeverisë së bashkimit kombëtar, sigurinë dhe çështje tjera. Negociatat u mbajtën me ndërmjetësim të përfaqësuesve nga shërbimet egjiptiane për hulumtim.