Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 20:23

Milano- Tempoja e shpejtë e rritjes së popullatës, ndryshimet klimatike dhe ndotja e tokës dhe resurseve të ujit deri në vitin 2050 do ta vështirësojnë ushqimin e njerëzve, ceket në raportin e sotëm të Kombeve të Bashkuara.

Deri në vitin 2050 bota do të duhet ta rrisë prodhimin e kulturave të drithërave në një miliard tonë dhe të prodhojë 200 milionë tonë shtesë prodhime nga kafshët në vit, në mënyrë që të ushqehet popullata prej nëntë miliardëve, e cila tani numëron shtatë miliardë.

Bujqësia intensive nga dekadat e fundit ndihmoi që të ushqehen milionë njerëz të uritur, por kjo shpesh e përkeqësonte gjendjen me sistemet tokësore dhe ujore, nga të cilat varet prodhimi i ushqimit, theksohet në raportin e Organizatës për ushqim dhe bujqësi (FAO) të KB-së.

Për momentin, rreth një miliard njerëz janë të paushqyer, prej të cilëve 578 milionë janë në Azi, ndërsa 239 milionë në Afrikë, në jug të Saharës.

“Në vendet e zhvilluara, madje nëse prodhimtaria bujqësore rritet dyfish deri në vitin 2050, siç pritet, në mënyrë që të ushqehet bota, akoma ekziston rreziku që një e pesta e njerëzve të jenë të paushqyer përkatësisht 370 milionë të uritur, ndërsa numri më i madh i tyre do të jenë në Afrikë dhe në Azi”, kumton FAO