Lajme Shqip Thursday, 11 October 2012 09:01

Bruksel – Duke i komentuar raportet për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat Komisioni Evropian i publikoi sot, anëtari i Këshillit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, Tanja Fajon vlerësoi se këto raporte paraqesin pasqyrë reale të situatës momentale në këto shtete, të cilat i nxisin të vazhdojnë rrugën drejt BE-së.

Ajo shtoi se ky është edhe mesazh i qartë se procesi për zgjerim është “i gjallë” dhe se vetëm rezultate konkrete, të cilat tregojnë se jeta e qytetarëve po përmirësohet, mund të konsiderohen për hap përpara.

Fajon e përshëndeti progresin e arritur në dialogun e nivelit të lartë mes BE-së dhe Maqedonisë, si shenjë e qartë se vendi po përgatitet  për fillim të bisedimeve inkuadruese, duke shfaqur shpresë që kontesti rreth emrit me Greqinë do të zgjidhet shpejt.

“Jam i kënaqur edhe nga progresi i Shqipërisë, e cila shkoi një hap më përpara në më shumë prioritete kyçe, por pritet të arrijë progres edhe në refromat në gjyqësi, administratën publike dhe dispozitat interne proceduariale të parlamentit”, theksoi Fajon, duke shtuar se pjekuria e elitës politike shqiptare do të vendoset në provë në zgjedhjet vitin e ardhshëm.

Ajo konsideron se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane, por se do të jetë e gatshme të bëjë hapa të rëndësishëm madje nëse arrin progres afatshkurtër në detyrat prioritare dhe nëse angazhohet rreth lidhjes së marrëveshjeve.

“Hapat e mëtutjeshëm të Serbisë në rrugën drejt BE-së do të duhej të përfshijnë dialog të sinqertë me Prishtinën, reforma më energjike në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe avancimin e të drejtave të pakicave”, porositi Fajon.

Mali i i Zi sipas saj, ka realizuar progres të caktuar, por duhet më me vendosshmëri të qersoj hesapet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivel të lartë.

Duke shprehur shqetësim për shkak të progresit të dobët në BeH, Fajon vërejti se politikanët në këtë vend gjatë vitit të kaluar nuk kanë pasur vullnet të mjaftueshëm të zbatojnë reforma urgjente dhe se qytetarët tani më i ndjejnë pasojat nga vendimet e këqija të tyre.

“Ballkani Perëndimor është në kthesë. Nga politikanët varet sa shpejt dhe me vendosshmëri vendet e rajonit do ta vazhdojnë rrugën drejt BE-së”, theksoi Fajon. (LajmeShqip.com)