Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 20:48

Bruksel – Belgu Jan Goossenaerts, i cili festoi ditëlindjen e 111, zbuloi sekretin e jetëgjatësisë: duhet të shkoni herët në shtrat dhe të hani sa më shumë ëmbëlsira!

Ish-bujku me prejardhje nga rajoni i Anversit, në veri të Belgjikës, është lindur më 30 tetor 1900. Ai nuk do të japë intervistë.

“I kam thënë të gjitha në festimin e ditëlindjes së 100”, tha Goossenaerts.

Anëtari i klubit të personave mbi 100 vjeçe, i cili ka 82 anëtarë, prej të cilëve 77 janë femra, u ankua se nuk po dëgjon aq mirë dhe shtoi se për jetëgjatësinë e tij meritor është puna e madhe.

“Përveç kësaj, duhet rënë në gjumë shumë herët dhe të lyeni bukën mirë me shurup të ëmbël”, sqaroi Goossenaerts, duke folur për specialitetin e ëmbël tradicional belg.

Belgu është edhe burri i tretë më i vjetër në botë, pas japonezit Jirimoen Kimura (114 vjeçar) dhe James Sisnett (11 vjeçar) nga Barbadosi.

Gruaja më e vjetër në botë është amerikania Besse Cooper, e cila është 115 vjeçare.