Lajme Shqip Sunday, 04 November 2012 19:56

SHBA – Ethet e fushatës janë më të forta se kurrë dy ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Gara është aq e fortë mes dy kandidatëve në pozita thuajse të barabarta sa i takon mbështetjes së elektoratit, sa askush nuk nxiton të bëjë parashikime.

Si presidenti Barak Obama, ashtu edhe sfidanti i tij republikan të shtunën ishin të zënë me tubime në shtetet kyçe. Sondazhi më i fundit i ABC News dhe Washington Post tregon një nivel mbështetjeje prej 48% për secilin prej tyre. Të dy kandidatët shfaqën shenja lodhjeje, ndërsa vazhdojnë vizitat e përditshme nëpër shtete me qëllimin të tërheqin sa më shumë votues të pavendosur, sidomos në fushëbetejat që mendohet se do të përcaktojnë fituesin e garës.

Obama e rinisi maratonën e fushatës me një ndalesë në qendrën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), e cila bashkërendon përpjekjet e ndihmës në zonat lindore të Shteteve të Bashkuara, të goditura nga uragani Sendi. Presidenti u tha këshilltarëve të tij të lartë, zyrtarëve vendas dhe gazetarëve se do të vërë në dispozicion të gjitha burimet federale, përfshirë ushtrinë, për të dërguar furnizime në zonat e prekura.

Ai premtoi se përpjekjet do të jenë 120% nga kushdo që është i angazhar në këtë përpjekje.

Ish-guvernatori i shtetiti Masaçusets, Mit Romni, e bëri ndalesën e parë dje në qytetin verilindor Portsmouth, në Nju Hampshër. Ai kritikoi presidentin që u tha njerëzve të mos e fërshëllenin, por të dilnin në votime. Nju Hampshëri është shteti më i vogël me peshë në rezultatin e zgjedhjeve, ku ka të ngjarë të përcaktohet përfundimi i tyre. Por ndërkohë që sondazhet tregojnë se gara është pothujse në barazim, asnjë prej kandidatëve nuk po e konsideron atë të fituar.

Romnei të shtunën u ndal dhe në shtetin e Ajovës dhe atë perëndimor të Kolorados. Obama ka në plan të rikthehet në Ohajo pas vizitës që bëri atje të premten.

Anketat tregojnë se presidenti gëzon një avantazh të lehtë në këtë shtet, të cilin të dy kandidatët po përpiqen ta fitojnë me çdo kusht.(LajmeShqip.com)