Lajme Shqip Saturday, 02 April 2011 09:22

Banja Llukë – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton, nënshkroi vendim me të cilin BE-ja fiton të drejta për t’i sanksionuar të gjithë personat juridik dhe fizik, aktivitetet e të cilëve e minojnë sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin ndërkombëtar të BeH-së apo e rerzikojnë Marrëveshjen paqësore të Dejtonit.

Vendimi është sjellur më 21 mars, një ditë më vonë është kumtuar në “Gazetat zyrtare të BE-së”, me çka hyri në fuqi.

Siç merr vesh gazeta “Dnevni avaz”, përveç 27 vendeve-anëtare të BE-së, obligim për të zbatuar sanksione të cilat do t’i vendosë BE-ja, ndërmorrën edhe Shqipëria, Mali i Zi, Turqia, Lihtenshtajni, Armenia dhe Gjeorgjia.

Sanksionet, sipas gazetës sarajevase, kanë të bëjnë me ndalesën e mundshme për udhëtime, ngrirje të pronës që e kanë personat e dënuar, si dhe personat juridik. Kjo ka të bëjë me pronën në cilin do nga shtetet ku respektohet vendimi i BE-së.

Masat e këtilla nuk janë asgjë e re në praktikën e BE-së. Unioni këtë “armë” e shfrytëzoi muajin e kaluar kundër presidentit bjellorus, Aleksandar Llukashenko.