Lajme Shqip Monday, 10 December 2012 15:46

Bruksel – Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kethrin Eshton, ka shprehur sot kënaqësinë e saj për fillimin e zabtimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), ndërmjet Kosovës e Serbisë.
 
Këto komente ajo i bëri sot në Bruksel, para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Jam shumë e kënaqur që ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi dy vendkalime që menaxhohen në mënyrë të përbashkët, që janë hapur sot në mëngjes, ashtu siç ishte planifikuar dhe do t’i njoftoj ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun”, deklaroi Eshton.

Sot në orët 8 të mëngjesit ka filluar zbatimi i marrëveshjes IBM ndërmjet Kosovës e Serbisë në vendkalimet kufitare në Merdarë dhe Jarinjë.(LajmeShqip.com)