Lajme Shqip Thursday, 21 April 2011 10:07

Teheran – Autoritetet iraniane kanë varur sot katër burra të dënuar për vrasje dhe përdhunime, lajmëruan mediat iraniane. Dënimet janë kryer në qytetin jugor detar Bandar Abas.

Identiteti i të varurve nuk është publikuar dhe nuk ka detaje për krimet për të cilat janë dënuar.

Sipas vlerësimeve të mediave franceze, në Iran këtë vit janë kryer 101 dënime me vdekje. Dënimi me vdekje në Iran jepet për trafikim të narkotikëve, vrasjes, përdhunimit, grabitjeve me armë ose për tradhti bashkëshortore.