Lajme Shqip Friday, 14 June 2013 08:18

Ankara- Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e protestuesve, pak orë pasiqë ka dhënë “paralajmërimin final” për protesutesit.

Tayfun Kahraman, nga një grup që është mbledhur në sheshin Taksim, e ka përshkruar takimin si pozitiv, raporton BBC.

Kjo është hera e parë që kryeministri turk takon protestuesit të cilët që nga 31 maji ndodhen në sheshin Taksim të Stambollit.  Aktivistët kanë thënë se ata nuk do të lënë parkun derisa të tërheqet plani për ndërtim në parkun Geza.