Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 10:37

Uashington – Hamas nuk është organizatë terroriste, konsideron kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, i cituar nga kanali televiziv privat HTB.

Këtë mendim personal, kryeministri turk e kumtoi gjatë pjesëmarrjes në televizionin Blumberg.

“Hamasin nuk e shikoj si organizatë terroriste. Hamas është organizatë e cila e kundërshtoi një parti politike, organizatë e cila bën përpjekje për ta mbrojtur vendin e vet të okupuar”, deklaroi Erdogan.

Sipas kryeministrit turk, Hamasi nuk duhet të përzihet me grupet terrorist.

“Hamasi shkoi në zgjedhje dhe i fitoi, ka ministra”, theksoi Erdogan dhe shtoi se shumë ministra dhe deputetë nga Izraeli janë dërguar në burg, ndërsa sipas fjalëve të tij, për momentin 35 persona nga kjo lëvizje gjenden në burgjet izraelite.

Erdogan shprehi kënaqësi të madhe nga pajtimi mes lëvizjeve palestineze Fatah dhe Hamas. Ai theksoi se personalisht, si kryeministër, ka bërë shumë përpjekje për bashkimin e dy lëvizjeve. Sipas tij, “për të pasur paqe në Palestinë dhe Lindjen e Afërt, së pari duhet Palestina të fillojë nga paqja e saj e brendshme”.