Lajme Shqip Friday, 07 June 2013 09:31

Stamboll – Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që t’u jepet fund menjëherë protestave në vend.

Me të arritur në aeroportin e Stambollit, ai ka mbajtur një fjalim para shumë mbështetësve të tij por derisa Erdogan mbante fjalimin, protestat anti-qeveritare po vazhdonin në sheshin Taksim të Stambollit, raporton BBC.

Ndërkohë thuhet se në aeroportin e Stambollit kanë dalur rreth 10 mijë mbështetës të kryeministrit turk. Erdogan i cili ishte përkrah gruas së tij dhe ministrave të qeverisë tha para mbështetësve: “Këto protesta po dalin nga legjitimiteti dhe duhet t’u jepet fund tani”.