Lajme Shqip Friday, 04 September 2015 08:46

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i akuzoi sot shtetet e Bashkimit Evropian se e kanë shndërruar Mesdheun në një varr për emigrantë dhe se janë përgjegjës për vdekjen e çdo individi

“Shtetet Evropiane të cilat e shndërruan Detin Mesdhe në një varr për emigrantët janë palë në krimin, i cili përsëritet sa herë që ndonjë refugjatë do ta humb jetën”, tha Erdogan në një fjalim në Ankara.

Turqia pranoi rreth 1,8 milionë refugjatë nga Siria, ndërsa Evropa sipas Erdoganit, nuk bën asgjë për ta ndarë barrën nga kriza./Anadolu Agency/