Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 12:33

Nju-Jork – Automjetet që fluturojnë më nuk janë fantastikë shkencore pasi kompania “Voburn” nga Masaçusets kumtoi se prototipi i tyre i automjetit që fluturon me sukses, e ka përfunduar fluturimin e parë dhe se automjetet e para të këtij lloji do të mund të gjenden në shitje vitin e ardhshëm.

Automjeti i quajtur “Tranzishën” (Transition) ka dy sedilje, katër goma dhe krahë të cilat mblidhen që të mund të drejtohet makina edhe në rrugë. Muajin e kaluar automjeti ka fluturuar në lartësi prej 426 metra për tetë minuta. Aeroplanët komercialë fluturojnë në 10.668 metra.

Me qindra njerëz tani më ka paguar depozita prej 10.000 dollarë për automjetin e ri fluturues, ndërsa përfaqësues zyrtarë të kompanisë presin se numri i të interesuarve do të rritet pas Panairit të automjeteve në Nju-Jork nga fundi i javës.

Pritet që auto-aeroplani të kushtojë rreth 279.000 dollarë.