Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 10:08

Nju Jork – Në Sesionin e 67-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork sot është realizuar një takim mes ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Popovski dhe homologut të tij grek Dhimitris Avramopulos.

Takimi nuk ka dhënë ndonjë rezultat, pasi të dyja palët kanë mbetur në qëndrimet e tyre të njohura për opinionin.

Ministri Popovski ka deklaruar se Greqia duhet të respektojë të drejtat themelore të maqedonasve, të cilët kanë të drejtën e zgjedhjes së lirë.

Në anën tjetër, ministri grek Avramopulos ka kërkuar që Maqedonia të respektoj historinë e popullit grek.

“Ne mbetemi korrektë dhe të përkushtuar në procesin e negociatave, me synimin që të ketë progres, pasi vetëm kështu do të mund të çlirojmë dinamikën kolosale të marrëdhënieve tona me vendin fqinj,” ka deklaruar diplomati grek.

Gjatë bisedës së tyre, të dy ministrat u pajtuan se 20 vjet nga fillimi i mosmarrëveshjes, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë ndryshuar dukshëm.(LajmeShqip.com)