Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 17:07

Shkup – Nuk ka vend për optimizëm lidhur me zgjidhjen e shpejtë të emrit, ndërsa fajin për këtë e mbajnë të dy qeveritë aktuale, ajo e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë. Këtë e ka bërë të ditur lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ,në intervistën dhënë gazetës së re të të shpërngulurve maqedonas nga Kanadaja, “Izgrej zora na Slloboda”.

”Nuk shoh hapësirë për ndonjë optimizëm. Që dy qeveritë, në vend që t’i përkushtohen me vullnet pozitiv zgjidhjes së emrit, këtë e shfrytëzojnë për qëllime brendapolitike apo si dëshmi për ndonjë patriotizëm”, ka thënë Cërvenkovski.

Për LSDM-në dhe Cërvenkovskin, është e pranueshme çfarëdo zgjidhje e emrit që nuk do të efektohet në identitetin e maqedonasve.

“Konsideromë se me përkushtim të sinqertë mund të luftojmë për atë zgjidhje, e cila, në të nëjtën kohë, do na mundësojë integrim në BE e NATO”, ka thënë ai.

Lideri i LSDM-së Cërvenkovski, madje ka thënë se ka bërë gabim kur bashkë me ish-presidentin Gligorov në 1993 janë pajtuar dhe kanë sjellë vendim për pranim të Maqedonisë në OKB me referencën FYROM, dhe ka rikujtuar se ato ka qenë kohë kur Serbia i ka propozuar Greqisë konfederatë dhe ndarje të Maqedonisë. (LajmeShqip.com)