Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 11:53

Mbi 50 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani protestuan dhe shfaqën pakënaqësitë për përparësitë që po ju jepen refugjatëve sirian në Kos, ishull në Greqi. Protesta më pas u kthye në një skenë të dhunshme.

Sipas të Drejtës Ndërkombëtare Publike, sirianët kanë më shumë të drejta sesa emigrantët e tjerë ekonomik, për shkak të luftës civile që po zhvillohet atje.

Pakistanezi Mohammed Ali tha se ata janë duke u injoruar shumë nga autoritet.

“Ne sot u injoruam, edhe dje po ashtu. Pse jemi duke u injoruar? A nuk jemi edhe ne njerëz? Ne duhet të shkojmë në kamp refugjatësh, ku nuk ka energji elektrike, bukë dhe ujë”, tha ai.

Shumë nga emigrantët e shohin Evropën veriore si një rrugë për jetë më të mirë dhe mundësi punësimi.